A janë mjekët kosovarë të përgatitur për coronavirusin, flet Gerxhaliu

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se mjekët kosovarë nuk janë të përgatitur për t’u ballafaquar me virusin kinez, koronavirusin.
Gërxhaliu, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se maskat e paraqitur në një fotografi ku shihen stafi i QKUK-së nuk e ndalin koronavirusin. Sipas tij,  këto maska nuk e ndalin Coronavirusin, sepse është madhësisë 0.1 deri 0.2 micron.
Shkrimi i plotë i Gërxhaliut:
Mobilizim vetëm për ajrin e ndotur të Prishtinës ndoshta.
Këto maska nuk e ndalin Coronavirusin, sepse është madhësisë 0.1 deri 0.2 micron. Shpresoj të mos kenë ndonjë të infektuar me këto paisje kolegët e respektuar.
Fotoja 2 është korrekte, por nuk është te ne , por e bërë te vendet që me kohë i kane stornuar pajiset e veprimit sipas STANDARDEVE, në rastet e paritura, këtadtrofat në masë etj.
Shpresoj që këtë postim do e marrin seriozisht dhe të mos kursejnë për paisje mbrojtëse të stafit shëndetësor dhe popullatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *