Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

0
Sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës 60 mjekë specialistë janë të papunë dhe vërtetë ky fakt është tejet shqetësues sepse të kryesh tërë atë shkollim dhe në fund të mbetesh rrugëve, a ka më shqetësuese se kjo? 
Kjo gjendje vërtetë është alarmante dhe Qeveria e re së bashku me Ministrin ri të Shëndetësisë duhet të marrin vendime për hapjen e konkurseve për punësim në mënyrë që të mos mbesin rrugëve njerëzit më të shkolluar të këtij vendi. 
Secili/secila nga këto/këta mjekë/mjeke specialistë/specialiste kanë familje që kërkojnë ushqim dhe përkujdesje dhe kur nuk je i punësuar pamundësohet edhe kjo gjë që vërtetë duhet t’a shqetësojë tërë strukturën shtetërore dhe qytetare. 
Zgjidhja duhet të bëhet sa më shpejtë duke hapur konkurset për punësim dhe të punësohen këta mjekë/mjeke.
Institucionet publike shëndetësore, në anën tjetër, kanë thënë se kanë nevojë edhe për pesë mijë mjekë të rinj që të punësohen.
Ndërkohë në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, thuhet se 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës.
Numri më i madh i tyre, bazuar në Odën e Mjekëve, kanë qenë mjekë të rinj, të cilët nuk kanë mundur të punësohen në Kosovë në profesionin e tyre, ndonëse sistemi shëndetësorë ka mungesë të vazhdueshme të mjekëve.