Blerim Latifi: PTK test i fuqisë së politikanëve

0

Shkruan: Blerim Latifi

PTK gjithmonë ka qenë test i fuqisë së politikanëve. Provë e prestigjit të tyre brenda partive. Që do të thotë se për t’u marrë seriozisht është dashur të dëshmosh fuqinë për të punësuar njerëz në PTK, me metoda të paligjshme. Kesisoj ajo me kohë është kthyer në simbol të zhvatjes dhe korrupsionit moral në politikë. Parulla e ketij korrupsioni ka qenë: populizëm për masat, vendet e punës për farefisin!