Danimarka, Norvegjia dhe Estonia regjistrojnë rastet e para me koronavirus

0
5
Virusi kinez
Virusi kinez
Koronavirusi nuk ndalet, regjistrohen rastet e para në tri shtete të tjera
Është bërë e ditur se Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se pacienti në Norvegji rezultoi pozitiv, pasi u kthye nga një prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë, ndërkohë që në Estoni personi i infektuar është një shtetas i Iranit, i cili ndodhet në karantinë, transmeton Tch.
Aktualisht në Kinë janë regjistruar 32 viktima të tjerë, duke e shpënë në 2,747 numrin total të të vdekurve.
Në Korenë e Jugut janë 13 viktima, në Itali 12, në Japoni 3, në Iran 22, në Hong-Kong 2, në Francë 2 dhe në Filipine 1. /Albinfo.ch

LEAVE A REPLY