Categories
Uncategorized

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Shkruan: Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci

Edhepse të pavetëdijshëm, ne ende jemi duke e përjetuar stresin postraumatik (PTSD) nga lufta dhe stresin (dhunim) 20 vjeçar të trurit nga veprime e paraqitje të këqija të politikajve pas luftës. Ne tashmë po përjetojmë stres nga e mira. Stresi i deri tanishëm na pati topitur ndjenjat, na pati frenuar të menduarit pozitiv, na pati dërmuar. Po shpresoj qe efektet e mira të këtij stresi të mirë (eustresi) që po na ndodhë, do të dominojnë efektet negative të stresit të mëhershem 20 vjeçar (e për ne që jemi më të vjetër edhe “qershia mbi tortë” – të stresit të Millosheviqit). Se do te na rritë motivimin për punë, të fokusohemi edhe më shumë në punë, thjeshtë, të ndjehemi mirë.

Albini – eustresuesi 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *