Institucionet kanë nevojë për shërbime psikologjike

0
4
Imri Zabeli
Imri Zabeli
Imri Zabeli, Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, ka alarmuar për nevojën e shërbimeve psikologjike nëpër institucione.
Ai ka reaguar përmes rrjetit të tij social facebook, ku ka shprehur nevojën që punojësit në sektorin e sigurisë dhe emergjencave duhet që spaku dy herë në vit të bejnë konsultime psikologjike, për shka se vazhdimisht i ekspozohen stresit në punë.

Postimi i tij i plotë:
Punonjesit ne institucionet e sigurisë dhe emergjencave i ekspzohen stresit te vazhdueshem. Konsultimet dhe mbeshtetja psikologjike duhet te jete sherbim i domosdoshem.
Per te shmangur çfardo paragjykimi, stigme, duhet qe konsultimet psikologjike te behen te obliguara se paku 2 herë ne vit per te gjithe punonjësit e sigurisë dhe emergjencave.
Tash qe ka ndodhe ky rasti ne Gjilan, e dijë se sa shumë vështirë e përjetojnë dhe do ta kenë punonjësit e sigurisë, emergjencave qe vuajnë nga simptomat apo çrregullimet e ankthit.
Institucionet e sigurisë dhe emergjencave duhet te kënë me shumë mekanizma/resurse profesionale brenda institucioneve qe te analizojnë dhe menaxhojnë me kujdes gjendjen psikologjike te punonjesve dhe ndërmarrin masa gjithnje ne te mirë te individit dhe mjedisit social!

LEAVE A REPLY