Ja deri kur shtyhet pezullimi i Ligjit për zyrtarët publikë

Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se ka marrë vendim për pezullimin deri më 28 prill të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
Vendim për vazhdimin e masës së përkohshme 
Lënda: KO 203/19
Parashtrues: Avokati i Popullit
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1. 2, dhe paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41 (paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 (paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe nenit 85 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më 11 mars 2019, dhe që hyri në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se nenet e kontestuara nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 132 [Roli dhe kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në kërkesën e tij, parashtruesi gjithashtu kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara, të cilën kërkesë Gjykata e miratoi pas shqyrtimit të parë, më 19 nëntor 2019. 
Kërkesa bazohej në paragrafin 2, nënparagrafin 1, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] dhe në paragrafin 2, të nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22, 27, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32, 56 dhe 57 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, në pajtim me nenin 116.2 të Kushtetutës, me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës:
I. TA VAZHDOJË masën e përkohshme të vendosur me Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19, të datës të 19 nëntor 2019, deri më 28 prill 2020; 
II. TA VAZHDOJË PEZULLIMIN e zbatimit në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *