Lajmërimi apo kallëzimi i rremë

0

Neni 382
Lajmërimi apo kallëzimi i rremë
1.  
Kushdo që bën
lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo
ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës
zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose
me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
2.  
Kushdo që ofron
prova të rreme për veprën penale ose në ndonjë mënyre tjetër shkakton fillimin
e procedurës penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare kundër
personit për të cilin ai e di se nuk e ka kryer veprën penale, dënohet me
dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
3.   Kushdo që lajmëron veten se ka kryer vepër
penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk e ka kryer veprën e
tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj.
4.  
Kushdo që
lajmëron te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se
është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse ai e di
se vepra nuk është kryer, dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS