Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare

0

Neni 386
Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare
1. Kushdo që me
anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të:
1.1. nxitjes
së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë apo
të fsheh ndonjë fakt material në procedurë zyrtare;
1.2.
parandalimit apo vonesës së pjesëmarrjes apo dëshmisë së ndonjë personi në
procedurë zyrtare;
1.3.
parandalimit apo vonesës se ndonjë personi nga komunikimit i informatës zyrtarit
policor ose hetuesit tjetër të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me
kryerjen e veprës penale;
1.4.
parandalimit apo vonesës së ndonjë personi nga paraqitja e çfarëdo dokumenti
apo regjistri në procedurë zyrtare;

1.5. nxitjes
së ndonjë personi që të ndryshojë, heq, fsheh, shkatërrojë, dëmtojë ose ta bëjë
të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send
ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të objektit në procedurë
zyrtare;
1.6. nxitjes
së personit të shmang thirrjen për të dhënë dëshmi ose për të paraqitur dëshmi
në procedurë zyrtare; ose
1.7. nxitjes
së dëshmitarit apo ekspertit për të refuzuar dhënien e dëshmisë ose për të
dhënë dëshmi të rreme në procedure gjyqësore, procedurë për kundërvajtje,
procedurë administrative ose në procedurë para noterit apo në procedurë
disiplinore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.  
Kush me qëllim të
parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore,
procedurën kundërvajtëse, procedurën administrative, në procedurën para noterit
publik ose në procedurën disiplinore fsheh, dëmton, asgjëson, ose bënë të pa
përdorueshme, në tërësi ose pjesërisht, sendin e personit tjetër ose dokumentet
që mund të përdoren si prova, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet.
3.  
Me dënimin nga
paragrafi 1. i këtij neni dënohet edhe kushdo që me qëllim të parandalimit ose
vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose
administrative largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve
kadastral, shenjën e matjes së tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon
pronësinë a pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose
për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të mashtrimit.
4.   Kushdo që gjatë kryerjes së veprës penale nga
paragrafët 1. deri 3. të këtij neni përdor dhunë ose kanos më përdorim të dhunës,
dënohet me së paku dy (2) vjet burgim.
5.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj dëshmitarit, kryesi dënohet me së
paku tre (3) vjet burgim, e nëse vepra e tillë rezulton me lëndim trupor,
kryesi dënohet me së paku pesë (5) vjet burgim.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS