Categories
Uncategorized

Së shpejti, analizat për gratë shtatëzëna TRIPLE TEST, do të bëhen në QKMF-në e Prizrenit

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Dr. Xhevat Elezkurtaj, në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, ka njoftuar se së shpejti QKMF-ja në Prizren do të filloj edhe me një shërbim të ri, atë të analizave për gratë shtatëzëna, TRIPLE TEST.
Këto analiza bëhen me qëllim të vlersimit të propabilitetit për anomali kromozomiale të fetusit, dhe ky shërbim i ri do të bëhen pa pagesë në këtë institucion, thuhet në këtë njoftim, raporton TV Prizreni.
Ky është postimi i plotë:
Risitë ne sherbim te pacienteve nuk kane te ndalur!
Se shpejti ne laboratorin tone do te kryhet nje nder analizat me te rendesishme per shtatzena – TRIPLE TEST! Kjo analize kryhet me qellim te vlersimit te propabilitetit per anomali kromozomiale te fetusit. Ky test sherben per depistimin e sindromes Down, spines bifida dhe trizomise 18.
Nje nder analizat me te shtrenjta ne laboratoret private per her te pare ne institucion publik pehet PA PAGES!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *