Skandaloze: Mjeku abuzoi seksualisht me fëmijët për 10 vjet


Një doktor 57-vjeçar, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me djem të moshës së mitur në Austri.
Prokuroria e Wels-it në Austri ngriti akuza ndaj doktorit, i cili sipas tyre vuan nga çrregullimet mendore dhe duhet të mbyllet në psikiatri.
Raportohet se 57-vjeçari kishte abuzuar me 109 fëmijë, kryesisht të moshës  14 vjeçare. Doktori dyshohet se ka abuzuar me fëmijët që nga viti 2000 deri në muajin janar të këtij viti, kur edhe është arrestuar.
Padinë ndaj doktorit e ngriti nëna e një djaloshi 15-vjeçar, transmeton Gazeta Sinjali.
Raportohet se doktori u kishte thënë fëmijëve se marrëdhënia seksuale ishte pjesë e trajtimit të tij duke u dhënë edhe lëndë narkotike fëmijëve./Gazeta Sinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *