Vdes kryekirurgu si pasojë e virusit, mediat: mjekët që vdesin konsiderohen martirë

0
Vdes

 

 
Kryekirurgu i qendrës spitalore Wuchang në Wuhan, Liu Zhiming ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Liu ishte një ndër neurokirurgët më të mirë dhe më të vjetër në profesion në qytetin e Wuhan, epiqendra e epidemisë.

Vdekja e tij ka shkaktuar reagime dhe kritika ndaj qeverisë për
mungesën kushteve dhe të mbrojtjes së stafeve mjekësore të cilët janë të
ekspozuar ndaj virusit.

Shumë prej mjekëve punojnë me orare të zgjatura dhe po bëjnë të pamundurën për të mbajtur nën kontroll situatën.

Mediat shtetërore rrtuan këtë të martë se të gjithë mjekët dhe
infermierët që po janë në kontakt me virusin dhe që vdesin prej tij, do
të quhen martirë.