113 të vdekur nga koronavirusi në Itali vetëm në 24 orët e fundit

0
Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Itali ka shkuar nga 133 në 366, ka thënë të dielën Agjencia për Mbrojtje Civile, deri më tani është rritja më e madhe ditore në fatalitete që kur virusi doli në pah muajin e kaluar.
Madje edhe shifrat e të infektuarve në vend u rritën për 25 për qind në 24 orët e fundit, duke shkuar në 7,375 në krahasim me 5,883 sa ishin dje, që është po ashtu rritje rekorde, raporton Reuters.
Kreu i agjencisë tha se, nga të infektuarit e parë, 622 janë rikuperuar tërësisht, në krahasim me 589 sa ishin një ditë më parë. rreth 650 persona janë nën kujdes intensiv në krahasim me 567 sa ishin një ditë më parë.