A po i ndal Koronavirusi shkarkimet në Shëndetësi?

0
11

Kosova tani po përballet me një “vrasës” të padukshëm që quhet Coronavirus.

Megjithëse ky virus ka ngjallur panikë mjaft të madhe tek populli, një pjesë tjetër e Shëndetësisë  mund t’a konsiderojnë veten me mjaft fat sepse gjendja aktuale e krijuar nga Coronavirusi ka bërë një zhvendosje të lehtë kohore të shkarkimeve në shëndetësi vlerësojnë disa njohës të zhvillimeve në shëndetësi.

Kjo amulli e krijuar mund të jetë një shpresë e vogël por e parëndësishme sepse shkarkimet do të ndodhin tha një burim i sigurtë i Gazetës Shëndeti brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Për të mos shkaktuar çrregullime tjera nuk po ndodhin shkarkimet në Shëndetësi dhe posa të stabilizohet gjendja e krijuar nga Coronavirusi do të pasojnë shkarkimet në shëndetësi tregoi burimi jonë brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY