Dr.Arbër Morina: Statusi i Mjekut

Arbër Morina

Arbër Morina

Shkruan: Dr. Arbër Morina

Statusi i #Mjekut

Cfare eshte nje #Mjek?
Nje #Mjek i mire profesionist eshte nje investim i jashtezakonshem  ne vite.
 Politikan  e deputet njerezit jane bere brenda nates, jane zgjuar ministra kerperata, pa kendu  gjeli i mengjesit..

#Mjek i mire te duhen vite,vite studimi konstant(20-25 vite), dhe djerse e mund pa fund, sakrifice per te qene ne nivele diskutimi dhe performance me kolege nga bota, i afte per te zgjidhur rastet sfiduese, me shume te panjohura, ku pacienti ka perballë mjekun qe per te , eshte gjithcka ( Engjulli i bardhe),me Zotin…,

Zoterues i gjuheve te huaja per tu updatuar- adaptuar me teknikat moderne qe vetem shkojne para, nete te tera pa gjume me stetoskop  e bisturi ne dore, e te jesh i fresket si pika e mengjesit, ndonese do te duhet te sforcosh trurin, shtrengosh doren e te sfidosh semundjen, se atje, prapa deres pret nje baba qe po humb birin e tij te vetem, apo vajzen , po humb nenen, babane gjyshen, vellaun, motren, bashkeshortin.

Nje #Mjek i mire , eshte nje makineri qe punon nonstop, se nese pushon nje dite, nuk funksionon mire.

Nje #Mjek i mire ngre çantat e shkon aty ku mjekesia te theret te behesh akoma  me i mire, pavaresisht se ka femijen e vogel, Gruan e vetme, nenen dhe babane e semure, apo femije te semurë.
 Nje #Mjek i mire, e le familjen e vet, per tu sherbyer familjeve te tjera qe tu ktheje buzeqeshjen, sfidoje vdekjen,  te beje gjithcka mundet,dhe kur rezikon vetveten.
 Jo te gjithe shpetojne, por te gjitheve duhet tu sherbehet deri ne fund.
 Dhe vdekja ka dinjitetin e saj.

Nje #Mjek i mire, eshte ai qe perpiqet pafund edhe kur mungojne shume gjera ne ambientin ku punon, edhe kur ankesat bien ne vesh te shurdher e zemra te ndryshkura zyrtaresh te kollarisur deri ne fyt, qe jane te pushtetshem por jo te vlefshem per individin e shoqerine pervecse per vetveten.

 Nje #Mjek i mire nuk dorezohet sepse ka bere pakt me shpirtin e tij te lire, me #dashurine per #jeten, jo me politika e  pseudopolitikane qe nuk mundet kurre, te depertojne brenda kesaj sakrifice enorme heroike, te pashembullt.

Nje #mjek i mire ska frike nga e verteta, sepse cdo dite eshte i sfiduar nga e keqja.

Nje mjek i mire eshte vlera dhe  #aseti me i vyer i nje shoqerie,   kembana dhe keshtjella e fundit qe bie.

Epo me thoni: kujt tjeter pos Mjekeve i gjithe populli i duartroket dhe kendon nga zemra? KUJT TJETER???

Epo me thoni: cili nga JU qe tani jeni me familjet tuaja vjen me kenaqesi ne pune, duke rrezikuar vehten per te te shpetuar Nenen, baben, vellaun, motren, djalin, vajzen, gjyshen gjyshin, duke operuar me ore pa fund, duke mos pasur qasje as nese djali im Ka nevoje per mua? As nese Familja ime vuan?

Epo me thoni cili nga ju mund ti dale PERBALLE VDEKJES e ti thote: UNE JAM KETU???
#Respektoni KIRURGET
#Respektoni #Mjeket
#Respektoni #Jeten

#Dr.arber_morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *