Dr.Çlirim Berisha: Qytetarët po e neglizhojnë rrezikun që tashmë është global

0
8

Shkruan: Dr.Çlirim Berisha

Eshte per te ardhur keq se cfare neglizhence eshte duke u treguar ndaj nje rreziku qe tashme eshte global, del ne Prishtine rruget te gjitha te mbushura me njerez, hyp ne Autobus per te shkuar ne pune degjon fjali te tilla si: “jo bre virusa ka pase gjithe, a rrihet nshpi nket dilli” e fjali te tilla.

Mungesa e informatave mund te na kushtoje shume, flitet qe neglizhence te tille treguan edhe shtetet si Italia dhe Franca, mirepo tash jane ne nje krize humanitare, krize e cila cdo dite eshte duke marre jeten e 400+ personave ne Itali, lus Zotin qe nje gje e tille te mos ndodhe te ne.

Te gjitha organet kompetente jane duke bere thirrje qe njerezit te cilet jane te liruar nga pergjegjesite e tyre shtetrore te qendrojne ne shtepi, andaj ju lutem qendroni ne shtepite tuaja, mos rrezikoni familjet tuaja, ndoshta dikujt nuk i bene virusi asgje, mirepo dikujt mund ti kushtoje me jete.

Qendroni ne shtepite tuaja, kontribuoni ne mosperhapjen e Coronavirusit.

Panik jo, kujdes po!

LEAVE A REPLY