E pranon edhe Trump: New York një katastrofë, hotele e stadiume do kthehen në spitale

0
5
Donald Trump
Donald Trump
New York është shpallur zonë e rrezikshmërisë së lartë nga presidenti amerikan Donald Trump. Numri I të infektuarve me koronavirus në këtë qytet po rritet dhe po bëhet ngadalë epiqendra e shpërthimit të epidemisë në SHBA.
Ushtria amerikane do të thirret tashmë për ndihmë dhe trupat amerikane ushtarake të inxhinierëve kanë thënë se planifikojnë të shndërrojnë hotele, zona sportive, konvikte dhe ndërtesa të tjera në dhoma spitali.
Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, nxiti Trump të dërgojë ushtrinë dhe mbështetje logjistike për fuqizuar vendet e goditura ashpër si New York, Kaliforni dhe Siatëll.
Presidenti e bëri këtë deklaratë pasi një spital në Bronks tha se nuk kishte mjaftueshëm aersolë.
Dje pacientët u panë teksa prisnin në rradhë shumë të gjata për tu testuar pranë spitalit Queens’ Elmhurst Hospital.
Në New York janë konfirmuar më shumë se 8 mijë raste me koronavirus dhe të paktën 46 vdekje.

LEAVE A REPLY