Eksperti i ekonomisë sfidon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për pagat të trajtohet pa presione dhe pa ndikime nga politika

0
“Si gjithnjë për fat të keq politika ka pasur dhe mundë të ketë ndikimin e vetë. Mirëpo në këtë rast, Gjykata Kushtetuese sado që është përfol për ndikimin nga politika, koha ka treguar që gjithnjë ka vepruar drejt duke respektuar kushtetutshmërinë e vendit dhe në këtë rast vlerësoi që ka vend të mjaftueshëm dhe është e domosdoshme për tu rishikuar Lgji për pagat. Është pra mendim i imi që kjo është një procedurë normale që Gjykata Kushtetuese akoma po e shqyrton atë dhe nuk po merr vendim pro as kundër, por po e pezullon deri në një kohe të caktuar, që të analizohet dhe të konsultohet mirë ky ligj, për faktin se është determinues si në buxhet të shtetit edhe në balancimin e të gjitha institucioneve dhe ndikimin ekonomik. Kështu që Gjykata kushtetuese nuk duhet ti lejon vetes që të nxitohet dhe të gabon, por duhet ruajtur kredibilitetin e vet si institucion i pa varur”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online” .
Eksperti i fushës së ekonomisë Mustafë Kadriaj, ka reaguar lidhur me vendimin e radhës të Gjykatë Kushtetuese të Kosovës e cila ka vendosur që ta vazhdon pezullimin e ligjit për paga për zyrtarët publik deri më datë 28 prill. Ky është vendimi i dytë që kjo gjykatë merr për pezullimin ne zbatimit të këtij ligji ngase edhe më 19 nëntor të vitit të kaluar kushtetuesja pati vendosur që ta pezullojë vendimin e zbatimit të këtij ligji deri më 30 mars, kurse tani kemi vazhdimin e pezullimit të të njëjtit ligj deri në fund muajit prill.
Eksperti Kadriaj konsidero se pavarësisht që dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i këtij ligji, të kontestuar nga disa organizata të shoqërisë civile për pa barazinë e krijuar me ligj, në trajtimin e punëtorëve të shtresave të ndryshme, Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej nxituar që të merr vendim nën presionin e politikës ose të grupeve të ndryshme të interesit, sepse është fakt që me versionin e ri të ligjit, janë bërë padrejtësi të mëdha të cilat duhet të përmirësohen, sepse duhet të ketë një lloj nivelizimi pagash në rrafshin gjithëpërfshirës. E zgjidhjen për këtë mundë ta jep vetëm rishikimi i ligjit përmes një ekspertize të pa varur e profesionale.

ImageMustafe Kadriaj

“Vlerësoj së pari që në shoqërinë tonë është mbjell një lloj kulture e mos besimit tek institucionet dhe shteti i Kosovës, që çdo gjë që merret të jemi të gatshëm ta shohim me dyshime. Ka edhe raste për dyshime por gjithnjë duhet të nisemi nga vlerësimi i gjendjes ku kemi qenë para vitit 1999, kur nuk kemi guxuar të ankohemi as për gjërat më elementare të të drejtave të njeriut, ku çdo ditë jemi përballur me padrejtësi. vetëm ne gjeneratat që e kam jetuar atë kohë e kuptojmë më mirë dhe e vlerësojmë drejtë. Prandaj me këtë më duhet të them që gjithnjë ka vend për kritik për tu bërë më mirë por kjo është praktikë që ndodhë edhe në shtetet e zhvilluara ekonomikisht dhe me praktikë të demokracisë së zhvilluar. e kur flasim në nivel të vendit tonë padyshim që ka vend për përmirësim për funksionimin e shtetit, qoftë edhe përmes vendimeve të ligjeve dhe të vendimeve, në raport me kompetencat ligjore dhe kushtetuese që i kanë këto institucione”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

E pavarësish reaksioneve dhe pakënaqësive me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, sipas Kadriajt, kjo është e arsyeshme dhe duhet të pritet zgjidhja, të mos favorizohet por as të mos dëmtohet askush. “Edhe në këtë rast tek ligji për nivelizim të pagave është një iniciative e domosdoshme për rregullim të mirëfilltë sepse sado që ka pas trajtim ky ligj, akoma ka vend për tu përmirësuar, sepse është ligj jetik, duke ndikuar në të gjitha aspektet shtetërore dhe shtresat shoqërore. Gjatë rrugëtimit ka pasur ndikime dhe ndryshime si rezultat i lobimit të sindikatave dhe grupeve lobuese të cilat kanë pasur më shumë ndikim, e që është e natyrshme sepse secila sindikatë i mbron i interesat e veta por rasti i pagave të parlamentit, e sidomos të administratës së parlamentit, për të mos u prekur nga ky ligj, por me një ligj të veçantë vlerësoi që nuk është në rregull, sepse përderisa përfitojnë nga i njëjti buxhet dhe punojnë me të njëjtin orar si të gjitha institucionet tjera në kuadër të Republikës së Kosovës, vlerësoi që nuk ka bazë juridike dhe ekonomike të veprohet ndryshe, ndaras”, thotë ekonomisti Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Kadriaj thotë se është politika ejo që ka ndikuar në deformimin dhe degradimin e ligjit të pagave i cili tash ka shkuar dhe po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese, kështu që këtë herë pret që Kushtetuesja ta thotë opinionin meritor sa i takon rishikimit substancial të ligjit. “Si gjithnjë për fat të keq politika ka pasur dhe mundë të ketë ndikimin e vetë. Mirëpo në këtë rast, Gjykata Kushtetuese sado që është përfol për ndikimin nga politika, koha ka treguar që gjithnjë ka vepruar drejt duke respektuar kushtetutshmërinë e vendit dhe në këtë rast vlerësoi që ka vend të mjaftueshëm dhe është e domosdoshme për tu rishikuar Lgji për pagat. Është pra mendim i imi që kjo është një procedurë normale që Gjykata Kushtetuese akoma po e shqyrton atë dhe nuk po merr vendim pro as kundër, por po e pezullon deri në një kohe të caktuar, që të analizohet dhe të konsultohet mirë ky ligj, për faktin se është determinues si në buxhet të shtetit edhe në balancimin e të gjitha institucioneve dhe ndikimin ekonomik. Kështu që Gjykata kushtetuese nuk duhet ti lejon vetes që të nxitohet dhe të gabon, por duhet ruajtur kredibilitetin e vet si institucion i pa varur”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)