Fillimi i punës – Ligji i punës

0

Neni 14


Fillimi i punës


1. I punësuari e fillon punën ditën e përcaktuar me Kontratën e Punës.

2. Në qoftë se i punësuari nuk e fillon punën në ditën e caktuar me Kontratën e Punës, do të konsiderohet se nuk ka themeluar marrëdhënie pune, përveç në qoftë se është penguar të fillojë punën për shkaqe të arsyeshme, ose në qoftë se punëdhënësi dhe i punësuari merren vesh ndryshe.



LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës