Foto sa 1000 fjalë/ Situata alarmante në Itali në një foto të vetme

0
Italia ndodhet në një alarm të vërtetë si pasojë e koronavirusit të ri. Gjendja kaotike u konfirmua dhe nga kryeministri italian Giusepe Conte, i cili në një konferencë për shtyp e shpalli të gjithë territorin e vendit të tij, zonë të kuqe, duke ndaluar si rrjedhojë të gjitha lëvizjet e brendshme.
Sakaq, një fotoja e një infermiereje e cila shtrihet e lodhur mbi një tavoline kompjuterike është duke bërë “xhiron e botës”. Gruaja duket se ka gjetur pak kohë në mes të “kaosit” për të rikuperuar disa energji dhe për t’u rikthyer më pas “në vijë të parë” në “luftën” kundër epidemisë vdekjeprurëse.
Mediat e huaja raportojnë se fotografia është bërë në spitalin e Kremoneses, spitalet e së cilës janë vendosur në dispozicion të pacientëve këto ditë tragjike. Ndërkohë kujtojmë që deri më tani në Itali 463 persona kanë humbur etën ndërsa rreth 7,985 persona janë konfirmuar të infektuar me virusin famëkeq.
Për sa i përket rajoneve më të prekura dhe që kanë regjistruar bilancin më të madh të viktimave dhe të infektuarve janë shpallur ai i Lombardisë (Një nga 20 rajonet e Italisë me kryeqendër të saj Milanon dhe Venetos (Një nga 20 rajonet e Italisë).
Top Channel