Ganimete Ademi: Kush janë heronjët ?!

0

Kush janë heronjët ?!
💪💪💪

Ndërkohë që të gjithë qytetarët garojnë për të blerë maska mbrojtëse, i reduktojnë daljet dhe takimet e tyre, mundohen që t’mos i përshendesin njerezit as për dorë në mënyrë që t’i shmangen cilesdo mundesi per tu infektuar nga korona viruesi.

Ndërkohë që u mbyllen shkollat dhe institucionet parashkollore, ndërkohë që marketet janë zbrazur nga blerjet e shumta për t’sherbyer si rezerve që me iu shmang kontakteve me te tjeret.
 Ka disa heronjë që qëndrojnë në front, po, ata janë krejt kohen të gatshëm për t’u përballur me këtë armik të hapur edhe pse nuk janë mjaftueshem te mobilizuar, megjithate ata kanë vënë veten e tyre në shërbim të secilit qytetar madje edhe te atyre qytetareve te cilet e vëjnë në pikpyetje punen, kontributin dhe perkushtimin e tyre.

Sonte dhe ne secilin minut ata janë atje duke kontribuar me shpirtin dhe trupin e tyre, ata harrojnë veten  duke u munduar të i’u shërbejnë qytetareve, nuk është se janë të pavedijeshem dhe injorat karshi mundesise per t’u infektuar, kete e deshmon fakti që me t’u kthyer nga puna ata ndrrojnë secilën rrobë,  madje dezinfektojnë edhe telefonat, sepse  janë trima për veten por jo edhe per femijet dhe prindrit e tyre te moshuar,  kanë frikë se mund të bëhen shkak që familjarët të jenë viktimë e profesionit që ata  ushtrojnë.

Ata kanë zgjedhur të dëshmojnë heroizmin e tyre, profesionalizizmin dhe forcèn që kanë  sepse kjo luftë kërkon ushtar dhe ushtaret e saj janë stafi mjeksor.
Le të jetë kjo sprovë një rikthim i vlëres dhe prestigjit për mjekët imazhin e te cileve me pa të drejt po e njollosin mediat e po bien viktimë edhe qytetaret.

Pavaresisht faktit se mendja ime është tek ai, dhe krejt kohën mendoj se si po ia dalin ai dhe shokët e tij të  punojnë në kushte jo të favorshme  për  shërbim, ndjehem krenare që jam gruaja e një ushtari të fuqishëm i cili nuk e leshon betejen edhe pse i vihet në rrezik shendeti i tij dhe i familjes.
Përjetësisht krenare !

Ganimete Ademi
Sociologe