Hierarkia në mes të Ligjit, Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës

0

Neni 4
 

Hierarkia  në mes  të Ligjit, Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës

1.  Dispozitat e  Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës duhet
të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 

2.  Kontrata Kolektive nuk mund të përmbajë të drejta më pak të favorshme për të  punësuarin dhe
punëdhënësin se sa të drejtat e  përcaktuara me këtë ligj.

3.  Akti i Brendshëm i Punëdhënësit  dhe  Kontrata e Punës mund të përmbajnë dispozita me të cilat përcaktohen më shumë të drejta dhe kushte të favorshme, nga të drejtat dhe kushtet e përcaktuara me ligj, përveç nëse me këtë ligj është përcaktuar ndryshe. 


LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës