Ja cilat janë shkaqet e menstruacioneve jo normale

0
Menstruacionet, Femra, Dhimbja
Menstruacionet, Femra, Dhimbja



Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë crregullime të menstruacioneve apo hemorragji uterine jo normale. Këtu përmendim:

Stresi dhe stili i jetesës. Rritja apo rënia e konsiderueshme në peshë, disa lloje dietash, ndryshimet në rutinën e përditshme dhe udhëtimet mund të ndikojnë në ritmicitetin e menstruacioneve duke shkatuar crregullimet e lartpërmendura.

Kontraceptivët oralë. Shumica e kontraceptivëve përmbajnë estrogjenë dhe progesterone. Ka edhe kontraceptivë që përmbajnë vetëm progesterone. Disa femra mund të përjetojnë crregullime menstruale gjatë kohës që janë duke marrë kontraceptivë oralë. Kjo ndodh më shpesh gjatë 6 muajve të para të përdorimit.

Polipet endometriale. Këto janë tumore beninje por që mund të shkaktojnë hemorragji uterine jo normale që mund të variojë nga spoting i lehtë deri në hemorragji menstruale masive.

Miomat (fibroidet). Edhe këto janë tumore beninje (pra jo kanceroze!) të cilat rriten në miometër (murin e mitrës). Miomat zakonisht shkaktojnë metrorragji ose hipermenorre. Më shume crregullime menstruale shkaktojnë miomat që kanë kontakt me kavitetin endometrial (kaviteti i mitrës).

Endometrioza. Endometrioza mund të shkaktojë crregullime menstruale, krampe ose dhimbje para apo gjatë menstruacioneve si edhe gjatë konstaktit seksual.

Sëmundja inflamatore pelvike (SIP) është një sëmundje infective që prek organet seksuale të femrës (mitër, tuba dhe vezore). Ajo mund të shkaktojë dhimbje në fund të barkut, nauze, crregullim menstrual dhe sekrecione me aromë jo normale.

Ovaret polikistike. Në femrat me sindromën e vezoreve polikistike (PCO), vezoret prodhojnë sasi më të larta se norma të androgjenëve. Ky crregullim hormonal pengon ose vonon ovulacionin. Kjo bën që të kemi crregullime menstruale (oligomenorre – menstracionete gjithnje vonojne ose metrorragji – menstruacione të zgjatura ose të crregullta). Vezoret polikistike shoqërohen me obezitet, infertilitet dhe hirsutizëm.

Insuficienca ovariane e parakohëshme – Në këto raste vezoret pushojnë aktivitetin e tyre përpara moshës 40 vjecare. Cikli menstrual ndërpritet duke bërë që femra të hyjë ne menipauzë (megjithëse të parakohëshme). Kjo ndodh tek femrat e trajtuara për kancer (kimioterapia dhe radioterapia) ose tek femrat të cilat thjesht e kanë të trashëguar stopimin e vezoreve para kohe.

Kanceri endometrial (i mitrës).

Kanceri i qafës së mitrës (cervical).

Sëmundjegjakut (që prekin sistemin e koagulimit)

Sëmundjet e gjendrave endokrine (tiroide, diabet, hipofizw etj)

Aborti

Shtatzania jashtë mitre