Kontrata e Punës

0
5

 Neni 10  



Kontrata  e  Punës

1. Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari.


Kontrata përfshin elementet e përcaktuara sipas nenit 11 të këtij ligji. 

2. Kontrata e Punës mund të lidhet për:    
    
2.1. një periudhë të pacaktuar;

2.2. një periudhë të caktuar;dhe

2.3. për punë dhe  detyra specifike.

3. Kontrata e punës që nuk përmban kurrfarë hollësish për kohëzgjatjen e vet, duhet të konsiderohet si
kontratë në periudhë të pacaktuar.   

4.  Kontrata për periudhë të caktuar nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se dhjetë (10) vite.  

5.  Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një
periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite,  konsiderohet si kontratë për një periudhë të
pacaktuar kohore.

6.  Kontrata për një detyrë specifike, nuk mund të jetë më e gjatë se njëqindenjëzet (120) ditë brenda një
(1) viti.

7.  Personi që ka lidhur kontratë të punës për një afat të caktuar ose për një detyrë specifike, i ka të gjitha
të drejtat dhe detyrimet e parapara me këtë ligj, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj.

 5
8. Të punësuarit  për një punë specifike, nuk i takon e drejta në pushim vjetor dhe të drejtat e tjera të
përcaktuara me Kontratë Kolektive dhe Kontratën e Punës.

9. Me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit, përcaktohet koha në rastet kur me të
punësuarin mund të themelohet marrëdhënia e punës në kohë të caktuar dhe punë specifike, në pajtim
me këtë ligj.
  
LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës

LEAVE A REPLY