Leonora Jakupi propozon që pagat e stafit shëndetësor të trefishohen

0

Leonora Jakupi ka propozuar që pagat e stafit shëndetësor të trefishohen.

Përmes një postimi, Leonora tha që pagat e tyre duhet trefishuar, duke pas parasysh rrezikshmërinë dhe sensibilizimin e tyre në këtë situatë.

“Propozoj që pagat e STAFIT SHËNDETËSOR të trefishohen, pas parasysh rrezikshmërinë dhe sensibilizimin e tyre në këtë situatë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që deri më tani, ka arritur në 5 numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë./Indeksonline/