Libreza e Punës

0

Neni 91
 

Libreza e Punës
 
1.  Libreza e punës është dokument publik identifikues i të punësuarit, e cila shërben për paraqitjen e të dhënave personale dhe stazhit të punës. 

 28
2.  Librezën e punës e lëshon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale . 

3.  I punësuari duhet ta ketë librezën e punës , të cilën ia dorëzon punëdhënësit me rastin e themelimit të
marrëdhënies së punës. 

4.  Në ditën e përfundimit të marrëdhënies së punës apo të ndërprerjes së kontratës së punës , punëdhënësi është i obliguar që të punësuarit t’ia kthejë librezën e punës , të plotësuar me të dhënat
personale dhe të stazhit të punës. 

5.  Në librezën e punës është e ndaluar të shkruhen të dhënat negative për të punësuarin .

6. Ministria  nxjerr akt nënligjor për përmbajtjen dhe formën e librezës së punës për procedurën e nxjerrjes , mënyrën e regjistrimit të të dhënave , procedurën për ndërrimin  e librezës dhe për mbajtjen e numrit të saktë të librezës.  


LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës