Milaim Zeka: Pse nuk po e hapim një fond për punëtorët shëndetësor?

0
Milaim Zeka
Milaim Zeka

Te gjithe e dime se ne çfare gjendje te mjerueshme eshte çdo shtepi shendeti, e çdo spital ne Kosove. Te gjithe e dime se prioritet i çdo qeverie ne te kaluaren, ka qene asfalti. Aty kane mujte me vjedhe sikur me kane paret e serbeve te Kraleves, Nishit, apo Shumadise. Palla bre nuk ju ka hanger. Per vete i kane pase spitalet private te cilit shtet ne bote qe kane dashur.

Tash na ka ardhe voja (veza) e nxehte te bytha. As pareja nuk te bane pune, as te qenurit politikan, deputet e minister. Koronavirusi na ka fute ne biren e miut. Te vetmit heronje, ne mesin e tyre edhe punetor shendetesot te infektuar, qe po na rrine ne gadishmeri, jane mantelbardhit. Ata po punojne ne kushte mizereje. Kapacitetete per dhenje oksigjeni ne tere Kosoven, vetem per 95 pacient.

E kisha lute Kryeministrin Kurti qe urgjentisht te hap nje fond “Ndihme Shendetesise”, ne menyre qe te kontribojme te gjithe ne, bashke me diasporen. Nuk ashte marre me tregu dhe me pranu te verteten. Gjendeja eshte katastrofale. Faji nuk eshte i kesaje qeverie, prandaj kryeministri nuk ka pse te hezitoje per nje aksion te tille. Me kete fond ua japim edhe nje bonus ndihme te gjithe punetoreve shendetesor qe po punojne 24 ore!

Une jam per.

Ma e rende eshte situata se sa kur ra termeti i Durresit!