Në Itali, mbi 2.000 punonjës mjekësorë me koronavirus

0
Mbi 2.000 punonjës mjekësorë, mjekë dhe infermiere, janë infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur Carlo Palermo, përfaqësuesi i sindikatës më të madhe të shëndetësisë në Itali, raporton Ansa të hënën.


Është një numër i frikshëm dhe kjo situatë na vë në vështirësi të mëtejshme”, ka thënë Palermo.

Italia, aktualisht është vatra kryesore e Covid-19. Raportohet për mbi 24 mijë persona të infektuar dhe mbi 1.800 të vdekur si pasojë e këtij virusi, të shpallur tashmë edhe pandemi.

Më shumë raste se Italia ka vetëm Kina, ku edhe shpërtheu ky virus, por në këtë vend aziatik situata ngadalë po kthehet nën kontroll.


Koha.net