Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët

0
Dhëmbi Stomatologjia
Dhëmbi Stomatologjia
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. 
Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla