Përgjegjësia e të punësuarit – Ligji i Punës

0

Neni 84 
 

Përgjegjësia e të punësuarit

1. I punësuari është i detyruar që në vendin e punës t’iu përmbahet detyrimeve të parapara me ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës;

2. Nëse i  punësuari me fajin e tij nuk i përmbush detyrat e punës apo nuk e respekton vendimin të cilin e
ka nxjerrë punëdhënësi, mban përgjegjësi për shkeljen e detyrave të punës, në pajtim me ligjin,  Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës;

3. Përgjegjësia Penale nuk e përjashton përgjegjësinë e  të punësuarit për të kryer obligimet e punës, në qoftë se veprimi përbën shkeljen e detyrave të punës.

 LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës