Përmbajtja e Kontratës së Punës

0
6

Neni 11


Përmbajtja e Kontratës së Punës
                  
1.  Kontrata e Punës përmban;

1.1.  të dhënat për punëdhënësin (emërtimi, selia dhe numrin e regjistrimit të biznesit); 

1.2.   të dhënat për të punësuarin (emri, mbiemri, kualifikimi dhe vendbanimi);

1.3.  emërtimin, natyrën, llojin e punës, llojin shërbimeve dhe përshkrimin e  detyrave të punës;

1.4.   vendin e punës dhe njoftimin që puna do të kryhet në lokacione të ndryshme,

1.5.   orët  dhe orarin e punës;

1.6.   datën e fillimit të punës;

1.7.   kohëzgjatjen e Kontratës së Punës;

1.8.   lartësinë e pagës bazë, si dhe ndonjë shtesë ose të ardhur tjetër,

1.9.   kohëzgjatjen e pushimeve;

1.10.  përfundimin e marrëdhënies së  Punës;  

1.11. të dhëna të tjera për të cilat punëdhënësi dhe punëmarrësi i vlerësojnë të rëndësishme për
rregullimin e marrëdhënies së punës;

1.12.  kontrata e Punës mund të përmbajë të drejta dhe detyra të tjera të parashikuara me këtë
ligj;

1.13.  të drejtat dhe detyrimet të cilat nuk janë të përcaktuara me Kontratën e Punës, rregullohen me dispozitat e këtij ligji, Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit;

2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për nevojat e punëdhënësve do të përgatisë mostra të kontratave të punës sipas standardeve minimale, për periudhë të pacaktuar, të caktuar dhe për punë
specifike.


LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës

LEAVE A REPLY