Pse në Kosovë nevojitet të promovohet motoja “Rri në shtëpi”?

0
Hatixhe Latifi-Pupovci
Hatixhe Latifi-Pupovci

Shkruan: Dr.Hatixhe Latifi-Pupivci

Pse në Kosovë nevojitet të promovohet motoja “Rri në shtëpi”?

Në shumicën e vendeve nevoja për promovimin e motos “Ri në shtëpi” nuk është e nevojshme sepse njerëzit komunikojnë shumë më pak me njëri tjetrin nëpër shtëpi dhe mbyllja e shkollave, kafiterive, restoranteve, klubeve të natës mund të mjaftojnë që infeksioni të kufizohet më lehtë, normalisht duke respektuar ne perpikmeri keshillat e larjes se duarve dhe distancen 1-2 nga njeri tjetri. Por në Kosove motoja “Rri në shtëpi” është dicka shumë e domosdoshme për këto arsyje:

1. Te shumia e popullatës sonë ekziston shprehia e vizitave shtëpiake te njëri tjetri dhe kjo konsiderohet respekt

2. Mundësia materiale e përcjelljes së udhëzimeve të Institutit kombëtar të shëndetit publik te një pjesë e popullatës nuk ekziston

3. Një pjesë e popullatës nuk mund të kuptojë rrezikshmërinë e përhapjes së virusit

4. Një pjesë e popullatës mund të mos din të ndjek me përpikmëri këshillat e dhëna nëpër media

Përndryshe ka edhe vende si Britania e madhe autoritet shëndetësore të së cilës nuk kanë vënë kufizim të lëvizjes së popullatës së gjërë por ka vendosur në izolimin e kategorive të rrezikuara (pleqve dhe atyre me sëmundje kronike). Këtë ka vendosur ta bëj me qëllim të imunizimit natyror të popullatës, pra të aplikojë atë që quhet “imunitet i tufës” e unë po e quaj “imunitet i masës”. Ky term ka të bëj me imunitetin e zhvilluar në një masë të popullatës me qëllim të mbrojtjes së pjesës tjetër të saj. Pra, autoritetet shëndetësore në Britaninë e madhe kanë vendosur që të lën sëmundjen që të “rrjedh” me qëllim që ajo të përhapet sa më ngadalë e që kulmi i sëmundjes (numri më i madh i rasteve) të vjen më vonë e me numër më të vogël. Por, ekspertët e ndryshëm po e konsideronin këtë si qasje shumë të rrezikshme.

E Kosova me kapacitetet shëndetësore që ka vetëm me masa rigoroze mund të parandalojë përhapjen e sëmundjes. Reagimi i tepruar është më i mirë se sa më i pakët po e thonë ekspertët. Këtë e tregon suksesi i kufizimit të sëmundjes në Kinë dhe vështirësitë që pati Italia.