Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra. Do japim bonuse 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët dhe shoferët

0
Kryeministri Edi Rama në një fjalim për situatën e koronavirusit në vend, deklaroi se situata është as më pak e as më shumë se një “luftë e vërtetë”.
Rama u shpreh se Shqipëria do marrë masa, duke shtuar se do mbyllen ambientet me shumë persona të tilla si pubet, diskot dhe palestrat.
“Të kontribojmë të gjithë në këtë luftë. Do ta trajtojmë si armik për të zvogërluar plagët dhe humbjet. Kjo është luftë, pasi në Italinë fqinje nuk ka më asnjë dyqan hapur. Jemi në kushtet ku shumëkush po luan me veten dhe tjerët. Po luan me motrën e vëllain, babanë dhe nënën. Kjo është forcë  e verbër që të këput gjunjët. Po prek gjithë botën. Do mbyllen pabe, palestra. Ne do mbyllim pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do i mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin. Kjo gjë duhet bërë”, tha Rama.
I gjithë stafi mjekësor që do të jetë në vijën e parë të fronit në luftë me koronavirusin do të marri paga shtesë në muaj, deklaroi kryeministri Edi Rama.
“I gjithë personeli mjekësor, mjekë dhe infermier, sanitar dhe shofer të ambulancave, pra të gjithë ata që janë të angazhuar në vijën e parë në luftën me koronavirusin, do ti paguajmë 1 mijë euro plus pagës në muaj mjekët dhe infermierët, ndërsa sanitarët dhe shoferët me nga 500 euro plus.”