Shëndeti riprodhues në sëmundjet reumatike dhe muskuloskeletale

0
2

SHËNDETI RIPRODHUES NË SËMUNDJET REUMATIKE DHE MUSKULOSKELETALE

📝 Udhëzimet përfshijnë seksione unike për gratë me Lupus eritematoz sistemik (LES) dhe sindromë antifosfolipidike ( APS)

⚠️ Adresa e udhëzimeve sipas ACR për shëndetin riprodhues
📍 Kontracepsioni
📍 Teknologjia riprodhuese e asistuar
📍 Ruajtja e fertilitetit me terapi gonadotropike
📍 Terapia zëvendësuese hormonale  postmenopauzale.
📍 Vlerësimi dhe menagjimi i shtatzënisë
📍 Përdorimi i barnave

Sëmundja e pakontrolluar
📌Sëmundjet inflamatore të pakontrolluara shoqërohet me rezultate më të keqe/varfëra të shtatzënisë

🧰 Mbani një dialog të hapur me pacienten!?
🎯 A dëshironi që pacientja të mbetet shtatzënë?
🎯 Atëher  kërkoni në mënyrë periodike konsulta dhe ekzainime shtesë laboratorike!
🎯 Adresoni me kohë dhe njoftojeni për rreziqet gjatë shtatzënisë!

👨‍🏫 Bashkëpunoni
📌 Bashkëpunoni me mjekët e kujdesit maternal dhe në mënyrë inkluzive me Reumatologun, Mjekun Gjinekolog-Osbtetër,  Endokrinologun si dhe me farmacistin klinik lidhur me barnat dhe efektet e tyre tek fetusi.

⭕️ Para koncepsionit
💥 Jo të gjitha barnat janë të sigurta për përdorim para koncepsionit
❌ Ciklofofamidi: Megjithëse përdoret më pak, shpesh sot për shkak të disponueshmërisë së trajtimit alteranativ, ciklofosfamidi është akoma bari i zgjedhejs së trajtimit tek rastet e rënda dhe jetëkërcënuese  tek sëmundjet reumatike dhe muskuloskeletale. ACR fuqimisht rekomandon që burrat dhe gratë të ndërpresin përdorimin e Ciklofosfamidit së paku 12 javë para përpjekjes së koncepsionit sepse shoqërohet me infertilitet.

❌Barnat të cilat nuk GUXOJNË përdoren nga nëna
💊 Në përgjithësi rekomandohen ndërprerja e përdorimit të disa baranavë  para, gjatë dhe pas shtatzënisë si p.sh., Metotrexati, leflunomide, mukofenolat mofetil dhe acidi mukofenolik, ciklofosfamidi, talidomide, tofacitinib, apremilast, barcitinib.

⭕️Përdorimi  i barnave të cilat LEJOHEN gjatë shtatzënisë
💊 Medikamentet konvencionale fuqimisht rekomandohen gjatë periudhës para koncepsionit, gjatë koncepsionit si dhe gjatë përiudhës së laktacionit.
Hidroksiklorokin, sulfasaliazinë deh kolkicina.  Azathioprine (AZA), megjithëse është në grupin e medikamenteve të kategorisë D, mund të përdore nëse përfitimet tejkalojnë rreziqet. AZA kalon placentën, por mëlçisë fetale i mungon enzimi inozinat pirofosforilazë, e cila konverton AZA në metabolitin aktiv të saj, 6-merkaptopurinë

💊 Barnat inhibitore te faktorit të nekrozës tumorale konsiderohen barna të lejuara gjatë shtatzënisë!
🔥 Certolizumab rekomandohet fuqimisht në të gjitha rastet para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
🔥 Infliximab, etanercept, adalimumab dhe golimumab janë vetëm rekomandohet fuqimisht gjatë gjidhënjës.

⭕️ Testi i antitrupave antifosolipid (aPL)❓
🎯 Testimi i antitrupave anti-fosfolipidik  rekomandohet për pacientëte e sëmurë me LES dhe në pacientët tëcilat kanë të dhëna të cilat janë sugjeruese për sindromën antifosfolipidike.
Opsionet e kontracepsionit patjetër se duhet pasur kujdes që te të gjithë pacientët me LES të kërkohet analiza e antitrupave antifosfolipidik.

⭕️ Kontracepsioni
🔥 Rekomandime të  forta për koncepsionin fetal  tek sëmundjet reumatike dhe muskuloskeletale ( tek lupusi eritematoz sistemik me antitrupa antifosfolipidik pozitiv)
🔥 Kontraceptivët hormonal, IUDs dhe implantimi subdermal progestin është një preferecë ospionale efektive.

🎲 Terapia e teknologjisë asistuese (ART)
💥 ART është rekomandim i fortë tek rast e pakomplikuara të sëmundjes dhe  shtatzënisë, si dhe marrjes së medikamenteve të lejuara gjatë shtatzënisë, tek sëmundjet stabile/ të qeta me antitrupa antifosfolipidik  (aPL) negative.

⭕️Trombozat
🌡Sipas ACR në kuadër të rekomandimeve të forta të terapisë profilaktike antitrobotike me heparin ose me heparin me dozë të vogël molekulare tek raste obstetrike me  sindromë antifofolipidike.

⭕️ Terapia zëvendësuese hormonale
💉 Sipas ACR-së  terapia mbështetëse zëvendësuese hormonale si terapi gjatë fazës postmenopauzale tek sëmundjet reumatike dhe muskuloskeletale ( me theks tek LES me antitrupta aPL pozitiv), preferohet trajtimi i kontrolluar  i djersitjes gjatë  natës, ndjenjës së të nxehtit dhe iflamacionit.
Megjithatë terapia zëvendësuese hormonale nuk duhet përdorur tek rastet obstetrike me antitrupa aPL pozitiv.

🎲 Trajtimi me glukokortikoide
💊 Pacientet gjatë shatzënisë me sëmundje aktive kërkojnë fillimin e trajtimit në mënyrë kontinuale të trajtimit me steroid terapi.
Më këtë dokumentohet se ordinimi i glukokortikoideve në doza të mëdha tek sëmudjet aktive reumatike dhe muskuloskeletale janë potencialisht me rrëzik të madh për fetusin.

🌡Testet
💥 Sipas ACR-së në kuadër të rekomandimeve të forta janë testimi i antitrupave anti-Ro/SSA dhe anti-La/SSB para dhe gjatë shtatzënisë tek pacientët e sëmurë me lupus eritematoz sistemik ose te sëmundjet tjera reumatike si: syndrome Sjögren, skleroza sistemike dhe artriti rheumatoid. Duke pasur parasysh perzistencën  relative dhe nivelin e pandryshuar të antitrupave, ripersëritja gjatë periudhës së shtatzënisë llogaritet si rekomanim i fortë.
💥 Pra tek pacientët e sëmurë me lupus eritematoz sistemik gjatë periudhës së shtatzënisë sipas ACR-së në kuadër të rekomandimeve të forta llogaritet kryerja e analizave të lupus antikoagulantëve, antitrupave anti-cardiolipin dhe anti beta -2 glikoproteina I, para shtatzësisë. Përsëritja e testit nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë.

⭕️ Skleroderma
👨‍🏫 Sipas ACR në kuadër të rekomandimeve të forta është ordinimi i barnave inhibitor i enzimës konvertuese e angiotenzinës dhe bllokatorët e angiotenzinës II tek rastet aktive të krizës renale gjatë shtatzënisë.
Rreziku maternal dhe shtatzënia  në sëmunjdet e patrajtuara e cila asocon me medikimin gjatë periudhës së shtatzënisë.

💊 Aspirin
🎯 Sipas ACR në kuadër të rekomandimeve të forta  llogaritet që gjatë periudhës së shtatzënisë dhe postpartale ordinimi i terapisë antitrombotike, aspirinës me dozë të vogël , heparinë me dozë terapeutike ( zakonisht LMWH).

⏳Gjidhënja
 📌 ACR sugjeron si “praktikë të mirë standarde” që gratë me sëmundje reumatike ose muskuloskeletale të inkurajohen të ushqehen me gji nëse dëshirojnë dhe janë në gjendje ta bëjnë këtë.
Kontrolli i sëmundjes mund të mirëmbahet me barna të pajtueshme-laktacionit, por rreziqet dhe përfitimet e individualizuara duhet të rishikohen me secilin pacient.

Dr Besim Demolli
Specialist i Reumatologjisë

LEAVE A REPLY