Të drejtat e të punësuarit me rastin e ndërrimit të punëdhënësit

0

Neni 13


Të drejtat e të punësuarit me rastin e ndërrimit të punëdhënësit


1. Në rast të ndërrimit statusor, përkatësisht të ndërrimit të punëdhënësit, punëdhënësi i ardhshëm nga punëdhënësi paraprak në përputhje me Kontratën Kolektive dhe kontratat e punës, i merr përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë nga marrëdhënia e punës të cilat janë të aplikueshme në ditën e ndërrimit të punëdhënësit.

2. Punëdhënësi paraprak është i obliguar që punëdhënësin e ardhshëm ta informojë drejtë dhe plotësisht për të drejtat dhe detyrimet nga Kontrata Kolektive dhe Kontrata e Punës të cilat barten te punëdhënësi i
ardhshëm.

3. Punëdhënësi paraprak është i obliguar që në formë të shkruar t’i informojë të gjithë të punësuarit për bartjen e detyrimeve dhe përgjegjësive tek punëdhënësi i ardhshëm.

4. Nëse i punësuari refuzon bartjen e kontratës së punës nuk deklarohet në afatin prej pesë (5) ditësh nga dita e marrjes së njoftimit sipas paragrafit 3. të këtij neni, punëdhënësi paraprak mund t’ia shkëpusë kontratën e punës të punësuarit.


LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës