Vazhdimi i punësimit

0
1

Neni  12


Vazhdimi i punësimit

1. Vazhdimi i punësimit të të punësuarit, nuk konsiderohet si ndërprerje e marrëdhënies së punës, si në rastet e mëposhtme:

1.1.  pas shfrytëzimit të pushimit vjetor,  pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë ose çfarëdo pushimi tjetër të marrë në  përputhje me ligjin;

1.2.  pas suspendimit të tij nga vendi i  punës  me ose pa pagesë,  në përputhje  me këtë ligj;

1.3.  ndërmjet ndërprerjes të kontratës së punës së tij dhe datës së rikthimit efektiv sipas vendimit
të gjykatës ose organit të ngjashëm në përputhje me këtë ligj;

1.4.  me pëlqimin e punëdhënësit.

2. Vazhdimi i punësimit nga i punësuari nuk  konsiderohet si i ndërprerë nga intervali kohor prej
përfundimit të punësimit deri me rifillimin e serishëm të punësimit që nuk kalon intervalin kohor më shumë
se dyzetepesë (45) ditë pune. 


LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës

LEAVE A REPLY