3 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19 – Instituti i Shëndetit Publik

loading...


3 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (03.05.2020) janë testuar 8856 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 795 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 531 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 03.05.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2  
Dibër 1    
Durrës 157 60 6
Elbasan 18 16  
Fieri 45 41 3
Gjirokastër 0    
Korçë 19 18  
Kukës 37 31 1
Lezhë 52 29  
Shkodër 15 96 2
Tiranë 342 234 18
Vlorë 5 4 1
TOTAL 795 531 31

 

Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të tërë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.

 Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

31 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses të cilat kanë pasur nevojë për tretman të specializuar në spitale.

Vijon hapja e zonave të gjelbërta

 

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin,
Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, kurse qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët s’ kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të tërë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. kurse të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do nevojitet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, Po qe se të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga specialistët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, me anë të mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time .

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që s’ kemi një vaksinë apo tretman të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca nevojitet të jetë maksimale.

moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike nevojitet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por Po qe se keni shenja të sëmundjes COVID19 nevojitet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 388 665 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 243 312

  • Azi: 541 019 raste të konfimuara- 19 259 vdekje
  • Afrikë : 42 778 raste të konfirmuara- 1 760 vdekje
  • Amerikë: 1 434 136 raste të konfirmuara- 83 135 vdekje
  • Oqeania : 8 183 raste të konfirmuara- 120 vdekje
  • tjera696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 541 019
Turqia 124375
Iran 96448
83961
India 39980
Arabia Saudite 25459
Pakistan 19103
Singapore 17548
Izrael 16185
Katar 14872
Japonia 14839
Emiratet e Bashkuara 13599
Indonesia 10843
Korea e jugut 10793
Filipine 8928
Bangladesh 8790
Malajsia 6176
Kuvait 4619
Kazakhstan 3877
3284
Thailand 2966
Oman                           2483
Afghanistan 2469
Irak 2219
Uzbekistan 2127
795
Liban 733
Sri_Lanka 705
Maldives 519
Palestine 517
Jordania 460
Taivan 432
Vietnam 270
Mianmar 151
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 59
Siria 44
Mongolia 39
Taxhikistan 32
Timor_Leste 24
Laos 19
Jemen 10
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 434 136
1133069
Brazil 96559
Canada 56714
Peru 42534
Ekuador 27464
Mexico 22088
18435
Republika Domenikane 7578
Kolumbia 7285
Panama 7090
4668
Puerto_Rico 1757
Kuba 1611
Bolivia 1470
Honduras 1010
Kosta_Rika 733
Guatemala 688
Uruguai 652
Jamaika 463
El_Salvador 446
Paraguai 370
Venezuela 345
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 114
Aruba 100
Haiti 85
Bahamas 83
Guyana 82
Barbados 81
Sint_Maarten 76
Ishujt Kajman 74
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Vincent_&_Grenadines 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Nikaragua 14
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8183
Australia 6783
Zelanda e re 1136
Polinezia Franceze 58
Guam 148
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 42 778
Afrika e jugut 6336
Egjypt 6193
Maroku 4729
Algeria 4295
Nigeria 2388
Gana 2169
Kameron 2077
Guinea 1586
Cote_dIvoire 1362
Senegal 1115
Xhibuti 1112
Tunizia 1009
Niger 736
Republika e Kongos 674
Somalia 671
Burkina_Faso 652
592
Mali 544
Republika e Tanzanise 480
Kenia 435
Gabon 335
Mauritius 334
Guinea Ekuadoriale 315
Guinea_Bissau 257
Ruanda 255
Kongo 229
Sierra_Leone 155
Liberia 154
Cape_Verde 152
Madagaskar 135
Etiopia 133
Togo 123
Zambia 119
Chad 117
Eswatini 108
Benin 90
Uganda 88
Mozambique 79
Republika e Afrikes qendrore 72
Libia 63
Sudani jugor 45
Eritrea 39
Malawi 38
Angola 35
Zimbabwe 34
Botswana 23
Burundi 19
Sao Tome dhe Principe 18
Gambia 17
Namibia 16
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Komorros 1
Total 2 026 812

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 03. 05. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 361 853 raste të konfirmuara

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 maj 2020)
Europa 1 361 853
Spanja 216582
Itali 209328
United_Kingdom 182260
Gjermani 162496
France 130979
Russia 124054
Belgjika 49517
Hollanda 40236
Zvicra 29734
Portugalia 25190
Suedia 22082
Irlanda 21176
Bjellorusia 15828
Austria 15558
Polonia 13375
Rumania 12732
Ukraine 11411
Danimarka 9407
Serbia 9362
Norvegjia 7759
Çekia 7755
Finland 5179
Moldavia 4052
Luxembourg 3812
Hungaria 2998
Greqia 2620
Armenia 2273
Kroacia 2088
1894
Bosnia_dhe_Herzegovina 1839
Islanda 1798
1699
Bullgaria 1594
Macedonia e veriut 1506
Sllovenia 1439
Sllovakia 1407
Lithuania                  1406
Letonia 871
Qipro 864
Kosova 823
Shqiperia 789
Andorra 747
Gjeorgjia 582
San_Marino 580
Malta 467
Mali I zi 322
Isle_of_Man 320
Jersey 291
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 11

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 3 maj 2020.

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 03.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 100 179 aktualisht të konfirmuara  
  • 28 884 vdekje
  • 81654 pacientë të shëruar
  • 1 501   pacientë në terapi intensive
  • 81 436  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 36926
Emilia Romanja 9045
Piemonte 15638
Veneto 7299
Toskana 5328
Liguria 3551
Marche 3198
Lazio 4385
Campania 2726
Trento 1247
Puglia 2955
Fruli 1087
Siçili 2203
Abruzzo 1868
Bolzano 665
Umbria 183
Sardenja 689
Kalabria 702
Valle d’Aosta 109
Bazilikata 194
Molise 181

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes nevojitet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.



Postime të ngjashme