35 të vdekur dhe 387 raste pozitive në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

loading...


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima nga COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë shënuar edhe 387 raste pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi kap shifrën 1 mijë e 546, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus në 55 mijë e 127.

Aktualisht numri aktiv i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 20 mijë e 687.

Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1 mijë e 176 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 313 mijë e 519.

Numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 32 mijë e 894, përfshirë 528 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Related posts