395 persona të konfirmuar me COVID-19 janë të hospitalizuar

loading...

395 persona të konfirmuar me COVID-19 janë të shtrirë në klinika të QKUK-së dhe spitale rajonale.

Sipas raportit 24 orësh, 18 pacientë janë në respiratorë, 347 janë trajtuar me oksigjeno-terapi, kurse 27 pacientë të tjerë me metodën CPAP.

Në Klinikat e QKUK-së po trajtohen 162 pacientë pozitiv me COVID-19.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 73 pacientë pozitiv të konfirmuar me COVID-19. Në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 55 pacientë. Në Klinikën e Mjekësisë Sportive po trajtohen 22 pacientë. Në Klinikën e Neurologjisë po trajtohen 9 pacientë. Në Klinikën e Pediatrisë po trajtohen 3 pacientë.

Në Spitalet Regjionale janë duke u trajtuar 312 pacientë me COVID-19. Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 47 pacientë me COVID-19 nga të cilët 2 janë në respiratorë. Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 31 pacientë me COVID-19. Në Spitalin e Pejës po trajtohen 35 pacientë. Në Spitalin e Ferizajit po trajtohen 34 pacientë me COVID-19. Në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 53 pacientë me COVID-19. kurse në Spitalin e Vushtrrisë, i cili është dedikuar vetëm për COVID-19 janë duke u trajtuar 26 pacientë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *