Në rast se u befasuat nga titulli mos u habisni.

Bananet shkaktojnë dhembje stomaku por jo tek të gjithë.

Arsyeja përse ndodh kjo besohet se ka të bëjë me alergjinë e stomakut, një çregullim i sistemit tretës ose për shkak të një infeksioni.

E fundit por jo për nga rëndësia është se dhembja mund të shfaqet posaqë stomaku mund të jetë i ndjeshëm ndaj bananes.

Pjekuria e Bananes

Pjekuria e bananes, sipas specialistëve, ndikon në sasinë e niseshtesë që gjendet tek ky frut.

Sa më e papjekur të jetë bananja, aq më shumë niseshte ka.

Një banane e papjekur, pra me ngjyrë jeshile, ka 12 herë më shumë niseshte se bananja e pjekur.

Ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje treten me shumë vështirësi dhe shpesh prodhojnë gazra në sistemin tretës.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë dhembje tek disa njerëz.

Ndaj Në rast se stomaku juaj është i ndjeshëm ndaj bananes zgjidhni një sa më të pjekur.

Koliti Spastik

Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar karakterizohet nga:

  • dhembje dhe/ose fryrje barku
  • Çrregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni
  • Ndjesia e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.

Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë specialistët.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë vënë re se bananja i përkeqëson simptomat përse shkakton gazra të tepërta në sistemin tretës.

Kjo s’ është problem për njerëzit që kanë një tretje normale por në rastin e këtij koliti, bananja mund të shkaktojë dhembje dhe parehati.

 Alergjitë

Ka njerëz që janë thjesht alergjikë ndaj bananes.

Ky problem manifestohet me simptoma të alergjive të tjera, pra me tështima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Proteinat e bananes kanë të njëjtën strukturë si poleni dhe për këtë arsye, bananja shkakton jo vetëm dhembje stomaku por edhe prek rrugët e frymëmarrjes.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj mështeknës apo gomës kanë reagim të ngjashëm ndaj bananes.

Intoleranca Ndaj Fruktozës

 Fruktoza është një sheqer i thjeshtë që gjendet tek shumë fruta, përfshirë bananet.
Ndonëse një banane përmban 5% fruktozë, pra një sasi shumë të ulët, për disa njerëz bananja mund të jetë problem  përse stomaku s’ e tret dot dhe kësisoj dhemb.
Intoleranca ndaj fruktozës diagnostikohet që në muajt e parë të jetës./AgroWeb.org