Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
veshkatttt

Hipertensioni, diabeti (sëmundja e sheqerit) ose historia familjare me sëmundje të veshkave, mund të rrisin riskun për sëmundje të veshkave. Por edhe nëse s’keni asnjë prej faktorëve të rrezikut, është e rëndësishme të kujdeseni për këtë organ të rëndësishëm.

Janë disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur shëndetin e veshkave tuaja në çdo fazë të jetës:


Hidratohuni, por me masë

Ndryshe nga çfarë besohet, asnjë studim s’ka treguar se mbi-hidratimi ndihmon funksionimin e veshkave. Edhe pse të pish ujë është gjithmonë një ide e mirë, të pish më shumë se gjashtë gota ujë në ditë, s’i ndihmon veshkat tuaja të kryejnë një punë më të mirë.


Hani ushqime të shëndetshme

Shumica e problemeve me veshkat vijnë si pasojë e gjendjeve të tjera mjekësore si hipertensioni, diabeti (sëmundja e sheqerit) apo sëmundjet kardiovaskulare. Për këtë arsye është e rëndësishme të ruhet një dietë e shëndetshme për të kontrolluar peshën dhe presionin arterial. Parandalimi i diabetit (sëmundja e sheqerit) dhe hipertensionit do t`i mbaj veshkat tuaja në formë të mirë.


Kryeni aktivitet fizik

Ashtu si dieta e balancuar, aktiviteti fizik ju ndihmon në kontrollin e peshës dhe parandalimin e hipertensionit arterial. Megjithatë, nevojitet të bëni kujdes së sa ushtroheni, veçanërisht në rastet kur s’ jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Aktiviteti i tepruar fizik mund të shkaktoj probleme serioze shëndetësore, veçanërisht nëde jeni të rrezikuar nga sëmundjet kardiake. Në këto raste, është mirë të konsultoheni me mjekun para fillimit të aktiviteti fizik.


Kujdes me suplementet dhe mjekimet bimore

Sasia e tepruar e disa suplementeve vitaminash dhe disa ekstrakteve bimore mund të jetë e dëmshme për veshkat tuaja. Tregoni gjithmonë vëmendje për sasinë dhe mënyrën e përdorimit dhe flisni më mjekun ose farmacistin për përdorimin e tyre.


Mos pini duhan

Duhanpirja dëmton enët e gjakut, çka ul sasinë e gjakut në veshka. Kur sasia e gjakut që kalon nëpër veshka s’është optimale, ato s’funksionojnë siç nevojitet. Duhanpirja gjithashtu, rrit riskun për hipertension arterial dhe kancer të veshkave.


Mos e teproni me barna OTC (pa recetë)

Barna të zakonshme pa recetë si Ibuprofeni ose Naproxeni mund të dëmtojnë veshkat nëse merren rregullisht dhe për një kohë të gjatë. Por nëse dhembja është rastësore dhe jo e shpeshtë dhe veshkat tuaja janë të shëndetshme, përdorimi i tyre  s’është i dëmshëm. Problemi nis nëse i përdorni ato për dhembje kronike apo artrit reumatoid. Në këto raste është mirë të flisni me mjekun tuaj dhe të diskutoni mbi monitorimin e funksionit renal.


Nëse keni risk të lartë për sëmundje të veshkave nevojitet të kryeni analiza të shpeshta për funksionin renal.

Nëse keni diabet (sëmundje të sheqerit) , hipertension ose sëmundje kardiovaskulare, nevojitet të kërkoni të kryeni analiza për monitorimin e funksionit renal, duke i paraprirë në këtë mënyrë problemeve serioze me veshkat./Gazeta Shëndeti

 

Leave a Reply