72 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 10 nga ta në gjendje më të rëndë shëndetësore

loading...


72 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 10 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Dy pacientë janë me respiratorë, 31 me oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24-orëshit të fundit gjithashtu janë shëruar dy persona nga kjo sëmundje.

Në vikend dhe gjatë festës së Vitit të Ri 939 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer 14 lindje. /familjajone

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *