737 raste të reja dhe 13 humbje jete nga Covid, raste të reja edhe në Sarandë dhe Delvinë

loading...



Shqipëria përballet me numra të lartë të të infektuarve me COVID19.
Gjatë raportimit ditor, MSH ka bërë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 737 raste të reja, me një ulje të lehtë, nga 839 të infektuar që ishin ditën e djeshme.
Ndërkohë që numri i viktimave vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Related posts