A defekon bebja brenda në mitrën e nënës?
Kur bëhet fjalë për jashtëqitjet e bebes, situata është shumë më ndryshe se sa kur bëhet fjalë për urinimin!
E kemi thënë se është normale që bebja të urinojë brenda në mitrën e nënës dhe se kjo mënyra kryesore e prodhimit të lëngut amnial.
Në zorrët e bebes ka përzierje të qelizave të zorrëve, qeliza të shkatërruara të gjakut, bilë etj. Kjo përmbajtje në zorrët e bebes quhet mekonium dhe nëse shtatzënia rrjedh mbarë e mirë mekoniumi nuk duhet të lirohet deri sa bebja është brenda në mitrën e nënës.
Mekoniumi zakonisht lirohet nga zorrët e të posalindurit disa orë ose ditë pas lindjes.
Ndonjëherë, nëse procesi i lindjes është i vështirë, bebja mund të defekojë brenda në mitër.
Kjo iu ndodh rreth 13% të bebeve dhe në 95% të rasteve ato bebe nuk do të kenë ndonjë problem, por në 5% të rasteve, bebet këtë mekonium e aspirojnë në mushkëri dhe zhvillohet i ashtuquajturi sindromi i aspirimit të mekoniumit (meconium aspiration syndrome MAS). Ky sindrom është komplikim shumë serioz që mund ta rrezikojë edhe jetën e bebes.
☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!