© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

A duhet ta mësojmë fëmijën që të jetë modest?

Shumë prej nesh pyesim veten nëse duhet ta mësojmë fëmijën të jetë modest në ditët e sotme.

Kemi frikë se në shoqërinë ku dikush sillet me arrogancë, është egoist ose imponohet me forcë, modestia mund të konsiderohet si inferioritet.

Është mirë që në disa aspekte të jesh modest, derisa nê disa sfera tjera modestia është e dëmshme.

Kur është fjala për gjëra materiale ështê mirë të jesh modest.

Nëse dëshironi të jetoni me kuptim, është e nevojshme ta menaxhoni veten, të jeni në gjendje të jeni të lumtur pa një telefon të shtrenjtë, të shpenzoni pak për rroba, të hani ushqim të zakonshëm dhe të kënaqeni në një pushim veror pa luks të tepruar. Nuk ka asnjë të keqe që të argëtoheni në det dhe të hani salmon, por është e rëndësishme të jeni të pavarur nga kjo, dhe vetëm njerëzit që kanë vetkontroll mund ta bëjnë këtë gjë.

Vetkontrolli është një fuqi e madhe! Pa këtë veti, njeriu është ziliqar dhe shpeshherë i pakënaqur (edhepse i rrethuar me luks).

Fëmijëve, kjo lloj modeste duhet patjetër t’iu mësohet! Ajo do të jetë shtylla e karakterit të tyre të ardhshëm.

Nga ana tjetër, ku nuk duhet të jetë modest?

Kur krijojmë një imazh modest të vetvetes, ka rrezik që edhe perceptimi jonë për potencialin që kemi në jetën e përditshme mund të jetë i ulët dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në sa guxim kemi në jetë.

Nuk është mirë të mos besojmë në veten tonë. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të kemi modesti në këtë aspekt.

Kështu, me një perceptim modest të vetvetes, potencialet tona shpesh mbeten të parealizuara. Për më tepër duhet ndonjëherë të mos jemi të kënaqur me modestinë, dmth. se duhet të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për shfaqjen e potencialit tonë të plotë, që do të thotë të gjejmë punë më të mirë, të avancohemi profesionalisht dhe vazhdimisht të synojmë të ecim përpara.

Pra, fëmijët duhet të mësohen me modesti në çështjet materiale kur bëhet fjalë për vetëkënaqësi, por jo kur bëhet fjalë për realizimin e potencialit të tyre.

Burimi: Poliklinika Dr.Memli

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.