A duhet të hajë një shtatzënë sa për “dy veta”?
JO! Një shtatzënë duhet të hajë çfarëdo që i pëlqen, por duhet t’i japë përparësi frutave, perimeve dhe ujit.
Nuk ka nevojë që të hajë më shumë gjatë shtatzënisë, sepse nevojat për energji në gjashtë muajt e parë të shtatzënisë nuk ndryshojnë fare, kurse në tre muajt e fundit të shtatzënisë rriten pak (për rreth 200 kalori).
Për ta ilustruar sa janë këto 200 kalori si krahasim:
🍏400 gram molla është baras me 200 kalori,
🥝330 gram kivi është baras me 200 kalori,
🥔37 gram patate është baras me 200 kalori,
🥖90 gram bukë është baras me 200 kalori.
Burimi: Poliklinika Dr. Memli