A e Largon Kafeja dhembjen e Kokës?

loading...


dhembja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin.

Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli, por në disa raste shpëtimi nga dhembja qëndron tek një filxhan kafeje.

A e Largon Kafeja dhembjen e Kokës?

Aftësitë e kafesë për eliminimin e dhembjes së kokës burojnë nga kafeina.

Por përpara zbulimit të rolit të kafeinës kundër dhembjeve të kokës, specialistët e AgroWeb.org thonë se nevojitet kuptuar si ndodh dhembja e kokës.

dhimbjet shfaqen kur trupi çliron një substancë të njohur si adenosine e cila shkakton inflamacion në enët e gjakut.

Kafeina ndikon menjëherë duke penguar prodhimin e kësaj substance e ngushtuar enët e gjakut.

Një teori tjetër për rolin e kafeinës kundër dhembjeve të kokës është se ajo përshpejton ritmin e përthithjes së medikamenteve kundër dhembjeve në trup.

Kjo është arsyeja përse shumë medikamente kundër dhembjeve dhe inflamacioni kanë një përmbajtje kafeine.

Llojet e dhembjeve të Kokës Janë të Ndryshme.

Bëhet fjalë për dhembje të kokës nga sinoziti, alergjitë, e ftohura por edhe migrena apo hemicrania apo hemicrania.

Natyrshëm lind pyetja Po qe se kafeina është efikase kundër të gjitha llojeve të dhembjeve të kokës.

specialistët thonë se kafeina të bën mirë kundër dhembjeve të kokës, madje edhe kundër migrenës apo hemicranisë apo hemicranisë.

Megjithatë kafeja është një zgjidhje afatshkurtër kundër dhembjeve dhe ajo s’ shëron problemin që shkakton dhembjen e kokës.

Kafeina Krijon Varësi

Kafeina mund të krijojë varësi si çdo substancë tjetër.

Po qe se e teproni me kafeinë atëherë trupi do të jetë i varur prej saj.

Heqja dorë nga kafeina më pas mund të bëhet shumë e vështirë.

Simptomat e lënies së kafesë janë:

dhimbjet e kokës,

Lodhja dhe plogështia,

Acarimi,

Ankthi,

Të përzierat.

Njerëzit që pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë për një periudhë të gjatë kanë shumë gjasa të bëhen të varur prej saj.

Burime të tjera të shëndetshme të kafeinës janë: çokollata, çaji dhe kakaoja./AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *