Fri. May 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kolli

A e rrezikon kollitja beben brenda në barkun tuaj?

Kur kolliteni diafragma (që është muskuli në formë kupolle i cili e ndan hapësirën e krahërorit nga hapësira e barkut) lëviz teposhtë dhe përpjetë.

Bebja nuk rrezikohet nga kollitja, por nëse ju dhembin muskujt e barkut atëherë mbani me duar pjesën e poshtme të barkut gjatë kollitjes.

Gjatë kollitjes mund të ndodhë që t’ju rrjedhë pavullnetshëm pak urinë. Kjo është normale, por konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni këshilla se si mund t’i forconi muskujt e dyshemesë së pelvikut.

Për ta parandaluar kollitjen:

🔸️Mbani higjienën në mënyrë adekuate. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë të ngrohtë.
🔸️Kur kolliteni mbani një faculetë para gojës në mënyrë që të mos i shpërndani mikrobet.
🔸️Pini shumë lëngje frutash që kanë vitaminë C (lëng portokalli, limoni, kivi).
🔸️Ushqehuni shëndetshëm.
🔸️Përpiquni që të pushoni dhe të fleni mjaftueshëm./Poliklinika Dr. Memli

You cannot copy content of this page