Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Pirja e duhanit ka efekte negative shumëdimensionale ne organizmin tonë. Përvec ndikimit të saj të fuqishëm në mushkëri, efektet e duhanpirjes mund të vërehen edhe në pjesët tjera trupore.

Sipas reumatologut Besim Demolli, pirja e duhanit mund t’i rrisë gjasat për artritin reumatid, sidomos për ata që janë konsumues të duhanit për 20 vite e më shumë.

“Po, pirja e duhanit është e lidhur me zhvillimin e artritit reumatoid, veçanërisht për njerëzit që kanë pirë duhan 20 vjet ose më shumë.

Duhanpirësit gjithashtu kanë një rrezik në rritje të artritit reumatoid dhe atë të formës më të rëndë. Përveç kësaj, ata mund të kenë më pak të ngjarë të përjetojnë remision të sëmundjes”, shkroi ai në Facebook, transmeton Familja jonë.

Besim Demolli 780x439 1

Sipas tij, konsumimi i rregullt i duhanit ul efektshmërinë e ilaceve që përdoren për artritin reumatid.

Arsyeja se pse është kjo lidhshmëri në mes të duhanpirjes dhe zhvillimit të artritit reumatid akoma s’ dihet. Sidoqoftë, studiuesit dyshojnë se pirja e duhanit në një farë mënyre ndez funksionimin e gabuar të sistemit imunitar te njerëzit e predispozuar gjenetikisht për artrit reumatoid.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page