Mon. Dec 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
gjumi

A ekziston lidhje e ndërsjelltë midis pagjumësisë dhe diabetit ?

Është vlerësuar se 1 në 2 persona me diabet tip 2 kanë probleme me gjumin.

Kjo ndodhë për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak dhe simptomave shoqëruese të diabetit.

Edhe sheqeri i lartë në gjak (hiperglicemia), por edhe sheqeri i ulët në gjak (hipoglicemia) gjatë natës mund të çojnë në pagjumësi dhe si pasojë lodhjen gjatë ditës së nesërme.

Për më tepër edhe ndjenja e depresionit ose stresit për vetë sëmundjen (diabetin) mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.

Pagjumësia mund të stimulojë rezistencën ndaj insulinës, që do të thotë se privimi i gjumit mund të jetë një faktor i rëndësishëm në origjinën e diabetit të tipit 2.

Ekziston edhe një arsye tjetër pse sheqeri i rritur në gjak e çrregullon gjumin. Njerëzit që janë të lodhur do të hanë më shumë, sepse duan të marrin energji nga diku. Shpeshherë këta persona konsumojnë sheqer ose ushqime të tjera që mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Në anën tjetër personat me diabet të menaxhuar keq, do të kenë urinim të shpeshtë dhe gjumë të parehatshëm.

Në këtë mënyrë krijohet një qark i mbyllur midis pagjumësisë dhe sheqerit të rritur në gjak.

#drRreze #Endokrinologe

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

You cannot copy content of this page